LAJMI I FUNDIT:

FMN ka aprovuar 176 milion euro mbështetje financiare për Maqedoninë

FMN ka aprovuar 176 milion euro mbështetje financiare për Maqedoninë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka aprovuar mbështetje financiare për vendin tonë, përmes Instrumentit për financim të shpejtë, në vlerë prej rreth 176 milion euro.

Ky mjet siguron një qasje jashtëzakonisht të shpejtë dhe të përballueshme në fondet e FMN-së, në një kontekst kur një ekonomi e shëndoshë ekonomikisht është goditur nga një tronditje e jashtme, e papritur dhe e përkohshme, siç është pandemia e virusit Cavid-19.

“Si shumica e ekonomive në nivel global, ekonomia e Maqedonisë do të preket përkohësisht nga shpërthimi i një infeksioni të ri viral. Efektet do të ndihen përmes uljes së kërkesës globale, por edhe përmes rregullimit të kërkesës së brendshme, në kushte të pasigurisë dhe masave të marra për të kufizuar përhapjen e virusit.

Ngjashëm me ekonomitë e tjera, një kontekst i tillë imponon nevojën për të rregulluar politikat makroekonomike për mbështetje të përkohshme dhe të përgjithshme ekonomike. Përdorimi i fondeve të FMN-së është një element i rëndësishëm në zbatimin e këtyre politikave, duke siguruar fonde shtesë për mbështetje buxhetore, si dhe mbështetje për potencialin e këmbimit valutor të ekonomisë”, thonë nga Banka Popullore e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori