LAJMI I FUNDIT:

Fluks i shtuar në Rinas, Balluku: Terminali i ri ka bërë që të mos ketë radhë

Fluks i shtuar në Rinas, Balluku: Terminali i ri ka bërë që të mos ketë radhë

Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizitoi këtë të premte aeroportin Nënë Tereza në Tiranë në prag të ditës së ndërrimit të viteve.

Gjatë inspektimit, Balluku bëri me dije se pritet të ketë një fluks të shtuar të udhëtarëve gjatë orëve që vijojnë, ku numri i pasagjerëve që do të kalojnë përmes aeroportit pritet të jetë 15 mijë.


Zëvendëskryeministrja nënvizoi gjithashtu se shtimi i kapaciteteve në aeroport, me ndërtimin e terminalit të ri ka bërë që edhe pse do të ketë shifra të shtuar të udhëtarëve, në pikat e kontrolleve dhe të daljes nuk ka radhë apo ndonjë problematikë tjetër.

“Jemi në aeroportin internacional të Rinasit dhe jemi një ditë përpara përfundimit të vitit, data 30 dhjetor dhe presim 15 mijë pasagjerë. Ajo që është më e rëndësishmja për tu theksuar është se sivjet kemi arritur të kemi terminalin e ri dhe teksa po inspektojmë, edhe te siguria edhe te portat e daljes pavarësisht se janë 15 mijë pasagjerë, udhëtarë që do nuk shohim që të ketë as radhë as problematikë dhe kjo vjen për shkak të shtimit të kapaciteve”, tha Balluku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori