LAJMI I FUNDIT:

Fluks në portet detare, në Vlorë dyfishohet numri i udhëtarëve

Fluks në portet detare, në Vlorë dyfishohet numri i udhëtarëve

Ky sezon veror ka sjellë shtim të fluksit te udhëtarëve në portet detare. Në Vlorë raportohet se numri i hyrje-daljeve nga kjo pikë kufitare është dyfishuar.

Muaji gusht i këtij viti në një javë shënon 13,700 udhëtarë. Shifër kjo që një vit më parë llogaritej në një muaj.


E njëjta situatë raportohet edhe në Durrës, ku sërish numri i udhëtarëve është rritur ndjeshëm. Në portin e Durrësit janë përpunuar 59,066 pasagjerë, prej të cilëve mbi 42 mijë në hyrje për në vendin tonë.

Krahasuar me javën e parë të gushtit 2021, ka një rritje prej 3, 243 pasagjerësh me shumë. Heqja e masave anticovid ka favorizuar lëvizjen duke bërë që këtë vite të ketë më shumë qytetarë shqiptarë që kthehen në Atdhe, e në të njëjtën kohë është rritur dhe numri i turistëve që vijnë për të kaluar pushimet në vendin tonë. /A2 CNN/