LAJMI I FUNDIT:

Florida, agjentë të FBI-së qëllohen me armë zjarri

Florida, agjentë të FBI-së qëllohen me armë zjarri

Disa agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, u qëlluan me armë zjarri mëngjesin e së martës ndërsa zbatonin urdhërin për arrestime për një çështje të shfrytëzimit të fëmijëve në pjesën jugore të Floridës, njoftojnë autoritetet.

Një punonjës i zbatimit të ligjit i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se disa agjentë të FBI-së ishin qëlluar me armë zjarri, ndërsa ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tyre. Zyrtari nuk mund të diskutonte publikisht mbi hetimet që po kryhen dhe foli në kushte anonimiteti për Associated Press.


Disa agjenci të zbatimit të ligjit rrethuan një lagje në periferi të qytetit Fort Lauderdale pas të shtënave, ndërsa një i dyshuar thuhet se është ngujur brenda shtëpisë.

Një tjetër kontigjent i madh punonjësish të rendit u mblodhën jashtë spitalit në Fort Lauderdale ku u dëguan viktimat, sipas pamjeve në televizon. Departamenti i policisë në qytetin Sunrise shkroi në Twitter mbi prezencën e madhe të policisë dhe mbylljen e rrugëve përreth.

Të shtënat ndodhen rreth orës gjashtë të mëngjesin. Deri tani nuk ka njoftime të tjera. /VOA/