Kënga “Eja” e Florian Beqirit u publikua kah fundi i qershorit dhe u pëlqye shumë nga fansat e tij.

Videoklipi i publikuar në YouTube është shikuar afro gjashtë milionë herë.


Këngëtari ka vendosur t’u ofrojë ndjekësve të tij në rrjetet sociale një performancë të drejtpërdrejtë të kësaj kënge.

Ai e ka publikuar një video në Instagram, ku e këndon hitin e tij vetëm me një piano. /Telegrafi/