LAJMI I FUNDIT:

Florian Marku në një intervistë për Mirror: Ëndrra ime është që të sjell titullin e kampionit të botës në Shqipëri

Florian Marku në një intervistë për Mirror: Ëndrra ime është që të sjell titullin e kampionit të botës në Shqipëri

Florian Marka ka dhënë një intervistë për The Mirror, duke rrëfyer paksa nga jeta e tij e vështirë si fëmijë.

Boksieri shqiptar ka zbuluar se si arriti të zhvendosej së bashku me familjen në Greqi, pas gjendjes së vështirë të krijuar në Shqipëri, e më pas për t’iu futur kickboksit, transmeton Telegrafi.

“U zhvendosa në Greqi që kur isha 8-vjeçar dhe unë jam rritur atje, familja ime jeton atje”, ka thënë Marku.

“Karrierën time e fillova si kickbokser në moshën 12-vjeçar, por më pas kalova në MMA, e ku pësova një lëndim në gisht të dorë dhe u dash të futem në një operacion për t’i kaluar dhimbjet”.

“Në Shqipëri kemi pasur shumë probleme si shtet, pasi kemi pasur trazira aty dhe armët ishin në rrugë. Babai im vendosi që ne të zhvendoseshim në Greqi, pasi jemi edhe fqinj”.

Çfarë kuptimi ka emri juaj?

“Emri im, Florian në Greqi, ka një kuptim si djalë i mirë, jo si djalosh i vështirë. Sa herë që shkoja në shkollë dhe më pyesnin për emrin, më pas fillonin shakatë (qesh)”.

“Para se të isha kickbokser, isha futbollit, mirëpo e theva këmbën dhe më pas u përkushtova vetëm në kickboks, e më pas kalova në MMA edhe pse më shumë ndeshje kisha zhvilluar si kickbokser”.

“Kisha një luftë të vështirë me një serb, dhe tashmë dihet se Shqipëria dhe Serbia janë disi jo shumë të afërt mes vete dhe kanë raporte të ngrira, dhe kur e rraha atë, shqiptarët ishin mjaftë të gëzuar”.

Si është mbështetja e shqiptarëve për ty?

“Unë luftoj gjithmonë për shqiptarët, pasi ata më japin gjithmonë përkrahje të madhe. Stili im nga fillimi ka qenë si bokser, pak më ndryshe, por nuk e kisha problem që të kaloja nga kickboksi, në MMA dhe në boks”.

“Në boks qëllimi kryesor është që të lëvizësh kokën dhe këmbët, por në kickboks këtë gjë nuk mund të bësh, pasi mund të goditesh në kokë”.

“Unë erdha në Angli para dy vitesh dhe tani jetoj këtu, ku pranova disa oferta për meçe. Kur erdha këtu nuk e kisha të lehtë, pasi më gënjenin për meçe – por unë fillova të ndërtoja jetën time dhe të shikoja mundësitë për të zhvilluar duele, por unë e dua Anglinë dhe më pëlqen shumë këtu”, transmeton Telegrafi.

“Unë jam rritur në Greqi dhe e shoh atë si shtëpinë time, mirëpo tani Anglia është shtëpia”.

A i njeh lojtarët shqiptarë si Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka?

“Njoh shumë lojtar shqiptar këtu si, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi, i kam shokë shumë të mirë dhe takohem shpesh herë”.

“Unë jam zemrën kur jam në ring dhe fansat e mi shqiptar më duan dhe ata e kanë shikuar rrugëtimin tim. Unë jam patriot dhe jam krenar që jam shqiptar”.

“Ëndrra ime është që t’u sjell titullin e kampionit të botës të gjithë shqiptarëve, ta çoj titullin në Shqipërie, kjo është ëndrra ime”, ka shtuar më tej Marku.

Kjo intervistë u realizuar nga mediumi anglez The Mirror, pas triumfit të Florina Markut përballë Muma Mweemba që në raundin e parë, pak ditë më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Bundesliga
Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Premier League
Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori