Alessandro Florenzi do të rikthehet te Roma pas gjashtë muajve huazim te Valencia në La Liga.

Mbrojtësi italian u largua nga Giallorosët pasi kishte mosmarrëveshje me trajnerin Fonseca dhe nuk gjente hapësira në formacionin bazë.


Valencia nuk do ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së tij, ndërsa Florenzi do të rikthehet përsëri në kryeqytet.

Florenzi Valencia CF

Trajneri Fonseca vazhdon qëndrimin e tij duke mos llogaritur në Florenzin i cili tani duhet të shikojë tjera opsione.

Corriere dello Sport ka raportuar se gjashtë skuadra të njohura janë vënë në kërkim të lojtarit, ku duan huazimin e tij me të drejtë blerje.

Sevilla, Atalanta, Cagliari, Fiorentina, Torino dhe Milan janë skuadrat që e duan Florenzin.

29-vjeçari preferon kalimin te Fiorentina ose Milani, pasi opsioni i rikthimit në La Liga do të bie poshtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app