LAJMI I FUNDIT:

Florent Boshnjaku flet për Festivalin e 58-të Këngës në RTSH: Gara do të vazhdojë, fituesi nuk dihet deri në momentin e fundit

Florent Boshnjaku flet për Festivalin e 58-të Këngës në RTSH: Gara do të vazhdojë, fituesi nuk dihet deri në momentin e fundit

Edicioni i 58-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar sivjet vjen me plot risi, jo vetëm nga ana e organizimit, por edhe me elemente të tjera që i shtohen këtij spektakli, duke i dhuruar një magji të vërtetë festivalit më jetëgjatë në historinë e aktiviteteve që tashmë zhvillohen në Shqipëri.

Për herë të parë, prezantimi i këtij festivali i është besuar Alketa Vejsiut, me regjisore Vera Grabockën, teksa si producent këtë vit është zgjedhur kompozitori i njohur nga Kosova, Florent Boshnjaku.


Përveç emrave të mëdhenj të muzikës dhe zërave të rinj që ngjiten, ky kompeticion muzikor është mjaft i rëndësishëm, pasi i siguron fituesit biletë për në “Eurovision” – aty ku performojnë yje nga e gjithë Evropa.

Në ndërkohë, javën e kaluar, është publikuar lista me 20 emrat e artistëve të konfirmuar që do performojnë në skenën e festivalit të RTSH-së. Këta këngëtarë po ashtu janë përzgjedhur nga juria e përbërë nga tre anëtarë: maestro Zhani Ciko, këngëtarja Soni Malaj dhe Dorian Çene, shef i katedrës së kompozicionit në Akademinë e Arteve të Bukura.

Publikohet lista e 20 pjesëmarrësve të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSh
Lexo po ashtu Publikohet lista e 20 pjesëmarrësve të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSh

Pas listës zyrtare të pjesëmarrësve, atë ditë është shpallur edhe fituesi – gjë që bëri të ketë reagime të shumta në rrjetet sociale, duke mbetur të zhgënjyer dhe të habitur shumë ndjekës të këtij festivali.

Producenti i Festivalit të RTSH-së, Florent Boshnjaku, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar më shumë detaje rreth këtij festivali, konkurrentëve, të vërtetën rreth spekulimeve për fituesin, si dhe për bashkëpunimin me këngëtaren, Olta Boka.

Florent Boshnjaku (Foto: Instagram)

“Sivjet në festivalin e 58’të të RTSH-së është një konkurencë shumë më e madhe se që jemi mësuar të shohim në këtë festival vitet e fundit. Ka shumë emra të njohur dhe këngëtarë të mrekullushëm, po ashtu në mbrëmjen finale do të prezantohen vetëm dhjetë këngë, kështu që kjo garë do bëhet edhe më e fortë”, ka thënë Florent Boshnjaku për Telegrafin.

Më tutje, ai ka treguar të vërtetën rreth spekulimeve për fituesin, duke thënë se këto janë thashetheme dhe se gjithnjë janë pjesë e ngjarjeve të tilla.

“Thashethemet gjithmonë janë pjesë e një ngjarje kaq të madhe, në anën tjetër publikimi i një copë letre me emra ishte thjeshtë një manipulim (nuk mendoj se ka njeri aq naiv sa të shkruaj një copëz letër me dorë, atë letër ta lërë diku në një ambient të hapur dhe ajo letër pastaj të merret si diçka formale). Gara do jetë prezente dhe asgjë nuk dihet deri në momentin e fundit”, ka thënë tutje Boshnjaku.

Duke qenë se viteve të fundit është zbehur pjesëmarrja e shumë artistëve në këtë festival, producenti Boshnjaku deklaron se secili këngëtar duhet të besojë në kualitetet e veta dhe të mos ndjehet inferior ndaj paraqitjes së tjetrit, e mbi të gjitha festivali duhet të vazhdojë dhe të ruhet nga të gjithë.

“Unë gjithmonë kam thënë që muzika nuk është sport dhe nuk është garë, por festivali i RTSH-së është platformë,e cila e dërgon këngën fituese në Eurosong dhe si e tillë garohet në atë pozicion, por mendoj që secili duhet të beson në kualitetet e veta dhe mos të ndjehet inferior ndaj paraqitjes së tjetrit në festival, mosvlerësimi në festival nga juria nuk nënkupton edhe domosdosmërisht nivelin artistik të këngës në total me të gjitha komponentët e saja duke filluar nga interpretimi etj. Por, sot ka shumë forma të promovimit për këtë arsye mendoj se këngëtarët vendosin për rrugë tjera jo vetëm rrugën e festivalit. Por, një traditë kaq e madhe mendoj që duhet të vazhdon edhe festivali të respektohet dhe të mundohemi që të ruhet nga të gjithë”, shton më tej kompozitori shqiptar.

Përkundër këtyre, Florenti këtë vit ka bashkëpunuar me këngëtaren Olta Boka, marrë parasysh që kënga “Suus” e Rona Nishliut me muzikë të tij, arriti të renditet e pesta në “Eurovision 2012”, duke thyer rekordin e të gjithë pjesëmarrësve.

“Sivjet paraqitem me këngë të punuar për një artiste tjetër të mrekullueshme e cila po ashtu përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong. Olta Bola do të ngjitet në skenë për të prezantuar një këngë shumë të bukur, e cila shpresoj që publikut do t’i pëlqej. Ju uroj shumë suksese gjithë pjesëmarrësve në Festivalin e 58’të të Rtsh-së. Le të fiton më i mirë”, ka përfunduar bisedën e tij për Telegrafin, kompozitori Boshnjaku.

Përndryshe, Arilena Ara, Robert Berisha, Eli Fara dhe Stresi, Elvana e Albërije Hadërgjonaj janë vetëm disa prej yjeve që do të konkurrojnë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Në datat 19 dhe 20 dhjetor do të jenë dy netët e para të festivalit, të cilat do të kulmojnë në natën finale, në 22 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori