Xhaxhai i të riut, Artan Zymberi – 28 vjeç, i cili u raportua i vdekur në burgun e Sremska Mitrovica në Serbi, Nagip Zuberi ka folur për momentin e arrestimit të nipit të tij si dhe dyshimet e tyre për vdekjen.
Në një prononcim për Telegrafin, ai ka treguar se Artani ra në duart e policisë serbe në kufirin Kosovë – Serbi në Bërnjak derisa ishte duke u kthyer për në Norvegji, ku ishte duke jetuar me familjen e tij.
Ai tha se arsyet e arrestimit të tij nga policia serbe ishin tatuazhet e tij nëpër trup me flamurin kombëtar dhe një foto me armë kallashnikov në veturën që po voziste.
“Arrestimi i Artanit ka ndodhur para një vit e dy muaj, përafërsisht. E familjarët e kanë marr vesh arrestimin e tij diku pas një jave. Pasi e kanë marr vesh që është arrestuar nga policia serbe dhe është në burg për shkak të automjetit, ku e kishte të fotografinë e një arme kallashnikov, familjarët menjëherë kanë shkuar dhe kanë angazhuar avokat nga Norvegjia. Edukatorja e tij sociale që është që nga fëmijëria, ka intervenuar përmes ambasadës për ta transferuar këndej. Prindërit kishin shkuar në Beograd, kur atij veç iu kish shqiptu dënimi si terrorist shqiptar, për tri vite”, ka thënë ai.
Nagip Zuberi ka thënë se djali i vëllait të tij, Artani ka vdekur në këtë burg pas torturave që i janë bërë gjatë vuajtjes së dënimit të tij si dhe pas zjarrit që kishte përfshirë burgun më 21 nëntor 2022.
Nagipi tregoi se kur ka rënë zjarri në këtë burg, tetë orë dyert e pavijonit kanë qenë të mbyllura. Kjo sipas tij është bërë që ai të gjejë vdekjen përmes ngulfatjes nga tymi dhe zjarri.
“Më 21 nëntor paska ndodh djegia e burgut në pavijonin numër 2. Ne e kemi lajmëru rastin në Norvegji, pasi Artani është shtetas norvegjez, ka lindur atje. Artani ka pas tatuazh nëpër trup, kallash edhe në kerr po ashtu. Artani ka ardh nga Serbia për në Kosovë. Në kthim ai është kapur nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi. Artani ka ndërruar jetë më 21 nëntor. Ai e ka dashur vendin e vet. E ka vizatuar flamurin sipas dëshirës së vet. Si djemtë e rinj që bëjnë tatuazhe. Për mendimin tim ka pas maltretime të mëdha. E fundit ka qenë kur e kanë djeg burgun, e kanë mshel pavijonin numër dy për tetë orë. Aty ka pas dhe të burgosur të tjerë, jo vetëm Artani. Nëpër gazeta, serbët e jepnin lajmin se kinse katër gardianë janë lënduar, e për të vdekur nuk kanë raportuar që ka”, ka thënë xhaxhai i tij, për Telegrafi.
Po ashtu ai tregoi se gjatë vizitave në burg, e kanë lejuar vetëm nënën e Artanit, e cila në vizitën e fundit kishte vërejtur një gjendje hutie te ai.
“Vetëm nëna e tij e ka vizituar në burg të Sremska Mitrovicës në Serbi. Neve na i patën ndaluar vizitat. Edhe nënës së vet dhe babës ia patën ndalu vizitat nja dy-tri herë, me arsyetimin ‘jo nuk është këtu, jo nuk gjendet këtu’. E qisi rrena e manipulime qysh bëjnë ata me politikën e tyre. Kur e kish pa nana e vet për herë të fundit ka qenë shumë i hutuar, sa që shikonte majtas-djathtas, pasi e kanë torturu shumë. E kanë rreh shumë. Nana e vet e ka pyet çka ke, e ai veç ka kqyr anash”, ka thënë ai.
Ndërsa, sa i përket trupit të pajetë, Nagipi thotë se e kanë marrë të martën (06.12.2022) rreth orës 17:00 në spitalin e Novi Sadit në Serbi.
“Trupin e kemi marr të martën në orën 17:00 nga spitali i Novi Sadit nga morgu. Nuk e kemi pa trupin, pasi na e kanë dhënë në arkivol të mbyllur. Vëllai s’ka mundur me çel, se tha ‘mërzitem më shumë rrugës’. Trupi i pajetë i Artanit do t’i dorëzohet autoriteteve norvegjeze. Varrimi i tij do të bëhet në Norvegji. Artani është 28 vjeç, i martuar dhe i ka dy fëmijë. Serbët ia kanë bërë obduksionin dhe sipas tyre ka dalë si vdekje normale”, tha ai.
Nagipi gjithashtu tha se vëllai i tij (babai i Artanit) posedon dhe një audio incizim të një siriani (gjithashtu i burgosur), i cili, sipas tij, ka treguar për torturat që ia kanë bërë gardianët serbë Artanit në burg.
“Edhe një incizim e ka vëllai të një siriani, i cili i ka treguar se si e kanë torturuar Artanin në burg. Sa që siç kish thënë siriani, ai s’ka guxu as me u la, pasi në momentin që ia kanë pa tatuazhet e kanë rreh”, tha ndër të tjera për Telegrafin, Nagip Zuberi.
Ndryshe, MPJD në një deklaratë për Telegrafin bën të ditur se kjo ministri të premten më 2 dhjetor të këtij viti Misionit i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin.
Ndërsa, për këtë kanë reaguar edhe nga KMDLNJ, duke cituar mediat norvegjeze, se në rrethana të pasqaruara një shtetas norvegjez, shqiptar nga Peja, ka vdekur në Burgun e Sremska Mitrovicës në Serbi. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Rrahje për çështje pronësore e dhunë fizike ndaj bashkëshorteve – pesë rastet e raportuara në Polici

“Akt frikacak e kriminal”, “Akt për të frikësuar qytetarët” – reagimet e ndërkombëtarëve pas djegies së pesë veturave në veri

Sot me diell, vende-vende reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr