LAJMI I FUNDIT:

Flet menaxheri i “ON Records”, Met Elshani: Largimi i Getinjos dhe Mozzik, i paparalajmëruar dhe kundër rregullave të kontratës

Flet menaxheri i “ON Records”, Met Elshani: Largimi i Getinjos dhe Mozzik, i paparalajmëruar dhe kundër rregullave të kontratës

Dy reperët e njohur Mozzik dhe Getinjo , kanë dhënë dorëheqjen nga “ON Records”, labeli nga i cili zhvilluan karrierën e tyre dhe ishin nën menaxhim tash e disa vite.

Një largim i tillë dhe i papritur vuri në pikëpyetje shumë prej fansave se pse ka ndodhur, ndërsa vet dyshja Mozzik dhe Getinjo dolën me deklaratë publike duke treguar se një largim i tillë ishte vendim i tyre, ndërsa akuzuan label-in se kanë fituar qindra mijëra euro në kurriz të tyre.

Getinjo dhe Mozzik

Por, i kontaktuar nga Telegrafi, menaxheri i label-it “On Records”, Mehmet Elshani, tregoi se dorëheqja e papritur e dy reperëve i ka befasuar, teksa e quan jo të drejtë largimin e pa paralajmëruar.


“Kemi qenë të befasuar, pasi ka qenë një vendim krejt i papritur. Nuk kemi pasur probleme, as fizike e as të tjera siç është aluduar në media. Pavarësisht se publiku mendon që mund të ketë qenë e menjëhershme dorëheqja, mesa duket Getinjo dhe Mozzik e kanë planifikuar prej ditësh një largim të tillë”, tha Elshani për Telegrafin.

Menaxheri i “ON Records”, Mehmet Elshani

Tutje, ai tregoi se një largim i tillë ndodhur jo konform rregullave të kontratës dhe ligjeve në fuqi.

“Mesa duket, ata nuk i kanë marrë parasysh pasojat. Kontrata e tyre është ende valide, dhe largimi i menjëhershëm dhe pa paralajmërim është kundër rregullave të kontratës, dhe si i tillë do të ndiqet me procedurë penale konform rregullave të ligjeve në fuqi”, tregoi më tej menaxheri i “ON Records”, njëherësh ish-menaxheri i dy reperëve në fjalë.

Mozzik me ish-menaxherin, Met Elshani

Duke qenë se nuk kishin debate, por përkundër një bashkëpunimi të mirë, Meti thotë se doli i zhgënjyer nga dy rap-artistët, të cilët folenë e zhvillimit të famës dhe karrierës, e kishin label-in “ON Records”.

“Ne i kemi marrë ata vite më parë kur nuk ishin emra të njohur, iu kemi ofruar ndihmë, i kemi marrë në label dhe iu kemi ofruar kontratën, gjë të cilën ata nuk e respektuan. Famën më të madhe dyshja në fjalë e arritën falë “ON Records”, e tani ky largim i befasishëm është aspak i rregullt nga ana e tyre, megjithëse do të ndiqen penalisht. Por sigurisht, janë një lloj ‘kapriço’ të artistëve që pasi iu hyjnë vetja në qejf dhe e prekin famën, shkojnë dhe bëjnë gjëra të tilla”, tregon ai më tej.

Getinjo dhe ish-menaxheri i tij, Met Elshani

Me largimin e Getinjos dhe Mozzikit, labeli “ON Records” mbetet me plot gjashtë këngëtarë nën menaxhim, gjë për të cilën menaxheri i këtij label-i thotë se do të vazhdojë punën me ta.

“Me Getinjon kemi pasur kontratë edhe për gjashtë vite të tjera, ndërsa me Mozzik edhe për pesë, ndërsa me largimin e tyre kontratat vazhdojnë të jenë valide edhe për gjashtë artistët e tjerë që kemi nën menaxhim: Kida, Endri Elshani, Fero, Rina Balaj, Enis Bytyqi dhe Nadi, dhe me ta do të vazhdojmë punën për projektet e reja”, përfundoi Elshani për Telegrafin.

Ndërkohë, të sapo-larguarit nga “ON Records” nuk kanë bërë të ditur nëse kanë vendosur t’i bashkëngjiten ndonjë label-i tjetër tani për projektet e tyre të reja. /Telegrafi/

Getinjo dhe Mozzik me anëtarët e tjerë të label-it “ON Records”

Në trend Magazina

Më shumë
Jozi i kthehet ngjarjes me Gjestin: Babai im ka luftuar me UÇK, gjithë jetën kam qenë i lidhur me Kosovën

Jozi i kthehet ngjarjes me Gjestin: Babai im ka luftuar me UÇK, gjithë jetën kam qenë i lidhur me Kosovën

Magazina
Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Magazina
“Ti ke pasur frikë se po martoheshe me të vërtetë, e vendose unazën në gishtin e djathtë”, përplasje mes Gjestit dhe Loredanës

“Ti ke pasur frikë se po martoheshe me të vërtetë, e vendose unazën në gishtin e djathtë”, përplasje mes Gjestit dhe Loredanës

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Kalo në kategori