LAJMI I FUNDIT:

Flet gruaja e Faik Fazliut: Policia ushtroi dhunë gjatë arrestimit të bashkëshortit

Flet gruaja e Faik Fazliut: Policia ushtroi dhunë gjatë arrestimit të bashkëshortit

Alketa Gashi-Fazliu, gruaja e Faik Fazliut, ish-kryetarit të OVL e UÇK-së, që ishte arrestuar mbrëmë në një lokal në Prizren, ka thënë se policia ka ushtruar dhunë derisa ka kryer punën e vet.

Ajo për Klan Kosova, ka thënë se gjatë arrestimit të burrit të saj ishte e pranishme dhe se ai nuk kishte kanosur policinë siç është thënë nga ata.

“Unë kam qenë me Faikun duke pirë birrë ishim të lumtur, më pas erdhën një numër i madh i policëve, Faiku e mban sigurimin e atij lokali, inspektorati me policinë e përfunduan kontrollin dhe punën që kishin në atë lokal, më pas vendosën ta dënojnë pronarin për shkak të mungesës së distancës të tavolinave në atë lokal dhe në kushte të pandemisë. Faiku ishte i qetë, pa asnjë presion iu afruar policit dhe i tha më fal çka mundem me ju ndihmu, kjo për shkak të sigurimit që e mbanë në atë lokal. Ai nuk ka pas asnjë sjellje jokorrekte, policia e ka shtyrë për toke dhe e kanë lidhë, në mënyrë dramatike e kanë futur në makinën e policisë”, ka thënë Gashi-Fazliu.


Klinaku publikon pamjet e incidentit të Faik Fazliut me policinë, kërkon lirimin e tij
Lexo po ashtu Klinaku publikon pamjet e incidentit të Faik Fazliut me policinë, kërkon lirimin e tij

Ajo më tej ka theksuar se është dëshmitare okulare e ngjarjes, aty ku ka ndodhur diçka tjetër dhe është duke u raportuar diçka tjetër.

“Gjatë rrugës nuk e di çfarë ka ndodhur por sa ishte në lokal Faiku ishte shumë i matur, ishte shumë korrekt kishte sjellje njerëzore. Zyrtarët policor gjatë arrestimit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një invalidi të shkallës së lartë, ndaj një veterani të UÇK-së dhe ndaj ish-kryetarit të OVL e UÇK-së. Unë po e them të vërtetën që ka ndodhur në praninë time kishte një sjellje jonjerëzore të policisë duke tejkaluar kompetencat e tyre”, ka thënë Gashi-Fazliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori