LAJMI I FUNDIT:

Flet Besnik Krasniqi – ai që ia di rëndësinë Prishtinës dhe po e mban në hap për titull me të tjerët

Flet Besnik Krasniqi – ai që ia di rëndësinë Prishtinës dhe po e mban në hap për titull me të tjerët

Besnik Krasniqi është futbollisti i vetëm këtë sezon te Prishtina, që po jep më të mirët, ndërsa edhe pse mbrojtës, me golat e tij kampionët aktual, vazhdojnë të jenë në hap me titullin.

Me gjashtë golat e tij, ai është top shënues te Prishtina, deri më tani, duke qenë vendimtare në shumë ndeshje, ku janë fituar edhe pikët.


Ai shënoi ndaj Gjilanit në barazimin (1-1) duke i sjell një pikë Prishtinës, me Dukagjinin (1-2) duke ia sjell tri pikë skuadrës së tij, pastaj me Llapin ku pësuan humbje (1-2), me Malishevën dy herë në fitoren 2-1, dhe së fundmi golin e fitores me Drenicën.

Prishtina ka deri më tani 16 pikë, ndërsa 10 pikë kanë ardhur nga golat e Krasniqit.

Mbrojtësi prishtinas në një intervistë për Telegrafin, shprehet i lumtur për formën që po kalon, ndërsa beson që Prishtina së shpejti do të jetë aty ku e ka vendin.

“Po kemi lëshuar pikë në fillim, gjë qe nuk duhet të ndodhte, por prej krejt kësaj është e mirë që kundërshtarët nuk na kanë ikur shumë me pikë dhe aty jemi me ta”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

Prishtina është prej atyre skuadrave që shpesh ndryshon formacion, nga 4-2-3-1 në 3-4-3, por kjo nuk e pengon ‘Besin’ të jep më të mirën

“Sa i përket formacionit jam mirë me dy formacionet që luajmë. Nuk e kam problem asi luaj në pozitën time”, nënvizoi ai.

Prishtina ka vuajtur për gola këtë sezon edhe pse në sulm emra si Besart Berisha, Otto John, Mendurim Hoti, Xhevdet Shabani e Leotrim Kryeziu. Krasniqi thotë se ka kohë për ta, që të japin më të mirën.

“Sa i përket sulmusve ne në skuadër kemi shumë lojtarë të mirë dhe me cilësitë që kanë mund të them se janë të shkëlqyshëm. Ata do të japin shumë për ekipin, pasi ka edhe shumë ndeshje”, nënvizoi ai.

Prishtina herën e fundit e kishte fituar titullin para tetë vitesh, kur në skuadër ishte pikërisht Besnik Krasniqi. Me të kthyer ai u kthye edhe titulli, ndërsa lojtari thotë se ndjehet mirë në kryeqytet pasi këtu është rritur.

“Sa për formën time, jam i kënaqur si me vitin që ka shkuar, si këtë vit. Sa i përket këtij viti kam filluar mirë, por për mua primare është skuadra, pastaj vijmë ne si individ. Unë nuk do të ndalem duke punuar që ta ndihmoj aq sa mundem skuadrën drejt objektivave”.

“Ishin bërë tetë vite që isha larguar. Pas rikthimit tim fituam titullin. Më mungonte kryeqyteti, pasi këtu jam rritur. Sa te kem kontratë do jap më të mirën time për skuadrën, pastaj të shikojmë”, deklaroi për fund Krasniqi.

Prishtina në fundjavë do të jetë mysafir i Gjilanit, ku fitorja do ta fuste seriozisht në garë për kreun e renditjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori