Kanë filluar të publikohen detaje të reja rreth vdekjes së Diego Maradonës.

Legjenda e futbollit ndërroi jetë në të mërkurën e javës që lamë pas në moshën 60-vjeçare, pas një sulmi në zemër.


Pak ditë para vdekjes, legjenda e Napolit ishte rrëzuar dhe kishte goditur kokën.

Këtë gjë e ka zbuluar Rodolfo Baque, avokati i infermieres që u përkujdes për Maradonën në momentin që kishte arritur pas sulmit kardiak.

"Nuk ishte një goditje e shumë e fortë dhe e kishte në anën e djathtë jo në atë kur kreu operacionin para disa ditësh në tru", ka thënë avokati për televizionin TN TV.

120702176 911ec28b e3ee 4493 918b a2bf1f5adb99

"Pasoperacionit në kokë, ata (mjekët) e ngritën menjëherë në këmbë. Askush nga klinika nuk u përkujdes, ndoshta ishte edhe vetë zgjedhja e Maradonës".

" Por, ai nuk ishte në gjendje të merrte një vendim se çfarë të bënte, ai u mbyll në dhomën e tij për tre ditë".

"Maradona nuk ishte në vendin e duhur, nuk kishte asnjë mjek të përgjithshëm që të kujdesej për të. Administrimi i ilaçeve ishte përgjegjësi e psikiatrit".

"Dhe gjithashtu që rrahjet e zemrës së tij tejkaluan parametrat normal. Ai erdhi me 115 rrahje në minutë dhe një ditë para se të vdiste ai kishte 109, kur dihet se një pacient me probleme kronike të zemrës nuk mund të kalojë 80 rrahje".

120702952 e1757344 97b1 431d bba3 64ea83dac8cf

" Trupi i tij po dërgonte sinjale, por ai nuk u ndihmua me asnjë ilaç. Maradona mund të ishte pranuar në klinikën më luksoze në botë, por përkundrazi ai u mbajt në një vend të papërshtatshëm. Nëse ai nuk do të kishte qenë atje - sot ai ndoshta do të ishte akoma gjallë, ka përfunduar Baque.

Maradona kishte një operacion urgjent në tru, derisa për tri ditë u lirua nga spitali. Tani, prokurorët në Argjentinë po e hetojnë stafin e ambulancës dhe infermierët që pranuan legjendën e futbollit në spital kur pësoi sulm në zemër. /Telegrafi/

telegrafi sport app