LAJMI I FUNDIT:

Fleckenstein: Për Shqipërinë s’ka kushte shtesë. Negociatat në qershor

Fleckenstein: Për Shqipërinë s’ka kushte shtesë. Negociatat në qershor

Brukseli nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë, por kërkon prej Tiranës zyrtare të vazhdojë në rrugën e reformave kyçe, kryesisht reformës në drejtësi.

“Nuk shoh ndonjë kusht shtesë. Kemi folur gjithnjë për zgjedhjet dhe 5 prioritetet kyçe dhe faktin se ato duhet të zbatohen. S’do ishte e drejtë të kishte kushte të tjera shtesë për çeljen e negociatave. Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin e saj në BE dhe në rrugën e reformave dhe që do të përqendrohet në disa fusha, për të bërë më të mirën e mundshme në fushën e krimit të organizuar, korrupsionin dhe për të vënë në zbatim reformën në drejtësi, që nuk është proces i lehtë por do vazhdojë në këtë rrugë. I jam mirënjohës edhe partnerëve për faktin se me çfarë pashë ata janë në një opinion të përbashkët, sa i përket reformës zgjedhore, pavarësisht se cili do të jetë rezultati”, u shprehet Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në PE.


Knut Flenckenstein u kujdes të theksojë se për Shqipërinë ende nuk ka një datë për çeljen e negociatave dhe se për këtë vendos vetëm Këshilli i Europës.

“Përgjegjës për çeljen e negociatave në Bruksel është Këshilli dhe jo Parlamenti Europian. Megjithëse dëshiroj t’ju konfirmoj që ne në PE do të vazhdojmë që të punojmë dhe inkurajojmë të gjithë aktorët, qofshin këta Komisioni Europian apo këshilli, në mënyrë që negociatat për Shqipërinë të çelen në gjysmën e parë të vitit që vjen. Në qoftë se Shqipëria vazhdon në rrugën e reformave, vendimi do merret në mars ndërkohë që të fillojnë çdo gjë në qershor. Megjithëse nuk është PE që e vendos, por është Këshilli dhe Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë shumë siç ka bërë deri më tash dhe pastaj do diskutojmë gjërat e tjera deri sa Shqipëria të bëhet vend anëtar”, tha raportuesi për Shqipërinë në PE.

Fleckenstein tha se nuk preferon të flasë tani për kanabisin dhe për të bërë një vlerësim të situatës, do të presë raportin e kolegëve italiane, që kanë bërë kontroll nga ajri në të gjithë vendin. Më herët gjatë ditës, Fleckenstein zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me liderë të politikës në vend, për t’u njohur nga afër me situatën pas zgjedhjeve. /TopChannel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori