LAJMI I FUNDIT:

Fleckenstein-Kukan: Maqedonia e Veriut ka mundësi reale për hapjen e bisedimeve

Fleckenstein-Kukan: Maqedonia e Veriut ka mundësi reale për hapjen e bisedimeve

Gjasat që vendi në qershor të marrë përgjigje pozitive për nisjen e negociatave me BE-në janë të mira, kështu vlerësojnë eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan. Qëndrimi i tyre është që reformat e iniciuara duhet të zbatohen dhe kjo është e vetmja mënyrë për të marrë një rekomandim pozitiv nga Këshilli Evropian në qershor.

“Nuk ka shumë kohë. Së shpejti keni zgjedhje presidenciale, kështu që reformat duhet të jenë me të vërtetë me kualitetit të mirë dhe të jenë të plota. Ato duhet ti përfshijnë të gjitha kriteret që duhet të përmbushen. Ne mendojmë se po ecni mirë, kështu që shanset janë të mira “, tha Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian.


Dy eurodeputetët në emisionin “360 gradë” iu referuan pjesëmarrjes së OBRM-PDUKM-së, në procesin e reformës, duke besuar se në çështjet me interes afatgjatë për shtetin, opozita duhet të luajë një rol pozitiv demokratik. Në të njëjtën kohë, ata kanë biseduar me Hristijan Mickovskin rreth bojkotit të njoftuar të partisë në dialogun Jean Monnet.

“Ata na kanë siguruar se do të marrin pjesë, se vendimi aktual është vetëm i përkohshëm, se ata dëshirojnë të marrin pjesë plotësisht në dialog. E di që është e vështirë të kemi një bashkëpunim të qetë midis partive qeverisëse dhe atyre opozitare, por ne apeluam te udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së, se ata duhet të përmbushnin përgjegjësinë e tyre patriotike”, u shpreh Eduard Kukan, anëtar i Parlamentit Evropian.

Qëndrimi i dy eurodeputetëve është se zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë të rëndësishme, por ato nuk do ta ndryshojnë politikën e zgjerimit dhe kjo vlen edhe për vendin tonë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori