LAJMI I FUNDIT:

Flasin të afërmit e vëllezërve Berisha: U vranë në mal, ku shkuan për dru (Video)

Flasin të afërmit e vëllezërve Berisha: U vranë në mal, ku shkuan për dru (Video)

Të afërmit e Arsim dhe Ramiz Berishës – të vrarë në minutat e parë të ditës së sotme në malin pranë fshatit Kosuriq të Pejës – treguan se dy vëllezërit kishin shkuar në vendin ku u vranë për të prerë dru.

“Ata janë vra, qetu te një mal quhet ‘Lugu i Tamnikit’. Qetu po thonë. Janë shkua me marrë një kerr dru. Një shoq e kishin pasë me veti, e edhe ai me kali e me kerr. Ai ka shpëtuar. U ardhë e i ka kallxu nanës së tyre (viktimave), se qeshtu e qeshtu na kanë gjuajt në mal. Nana e vet u shkua me një nipash temin atje (në mal) ku s’kanë mujt m’i gjet kufomat deri natje hiç”, thotë Muhamet Bardheci, daja i të vrarëve.


Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë
Lexo po ashtu Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë

Sipas Bardhecit, Arsimi 32-vjeçar dhe Ramizi 27-vjeçar u vranë me armë automatike. Ndërsa, tregon edhe për një tragjedi tjetër që i ndodhi kësaj familjeje në vitin 2006 – për një problem pronësor.

“Qetash 11 vjet ju kanë pa vra edhe dy vëllezër këtyre, me një kojshi qetu kanë pasur fjalë. Po, prej atëherë ma nuk kanë pasur fjalë me kërkon, as probleme me kërkon”, shprehet Bardheci për kallxo.com, teksa shton se për vrasjen e dy djemve tjerë të kësaj familjeje, një person është dënuar me 15 vjet burg.

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Berisha në Pejë
Lexo po ashtu Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Berisha në Pejë

Zekë Krasniqi, një i afërm tjetër i të vrarëve, vrasjen e sotme të dyfishtë e lidhi me vrasjen e djemve tjerë të familjes Berisha.

“Nuk e di saktësisht arsyen, po një mund të them se kjo ka të bëjë me pak a shumë edhe me rastin e mëhershëm, që ka ndodhë 11 vite me parë”, tha Krasniqi, i cili është i bindur se personi që shkoi me dy vëllezërit në mal e di se kush i ka vrarë. “Nuk e di emrin e tij të saktë, po unë muj me të thanë se ky njeri duhet edhe e din mirë shumë kush e ka bërë”.

Familjes Berisha iu vranë pesë burrat e shtëpisë
Lexo po ashtu Familjes Berisha iu vranë pesë burrat e shtëpisë

Pas vrasjes së katër djemve të familjes Berisha, në shtëpinë e tyre jeton vetëm nëna e moshuar e djemve dhe gruaja e njërit nga djemtë e vrarë. Policia Rajonale në Pejë njoftoi sot se për këtë vrasje të dyfishtë ka arrestuar tre persona. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori