LAJMI I FUNDIT:

Flasin prostitutat e arrestuara, që kanë lënë fëmijët në shtëpi: Të legalizohet prostitucioni në Shqipëri (Video)

Flasin prostitutat e arrestuara, që kanë lënë fëmijët në shtëpi: Të legalizohet prostitucioni në Shqipëri (Video)

Në kohën kur po debatohet nëse duhet legalizuar ose jo prostitucioni në Shqipëri, janë gratë që ushtrojnë profesionin më të vjetër në botë ato që rrëfejnë arsyet që i kanë shtyrë të shesin trupin e tyre.

Xhoana, e cila njihet në Vlorë me nofkën “Miza”, tregon se u detyrua të hynte në këtë rrugë në moshë fare të vogël, pasi ishte e vetmja mënyrë për të siguruar bukën e gojës për vete e djalin e mitur.


“Familja ime që në moshën 10-vjeçe më ka nxjerr në rrugë. Kam filluar të lyp në Portin e Vlorës dhe gjysma e jetës time ka kaluar rrugëve. Rash shtatzënë, linda. Fillova ushtrimin e prostitucionit pasi nuk kisha mundësi tjetër si të jetoja. E ushtrova për tri vite.”, tha ajo.

Ndonëse ndodhet prej tetë muajsh në paraburgimin 325 në “Ali Demi”, Xhoana shprehet se sapo të dalë në liri, sërish do të ushtrojë prostitucion.

“Nëse nuk pranon familja, do marr fëmijën tim dhe do marr një shtëpi me qira dhe do prostituojë prapë. Kam një fëmijë për të ushqyer. Nuk kam frikë se do më arrestojnë. Do e bëj pasi skam punë tjetër ku të iki”, pohoi më tej Xhoana.

Ndërkohë, Laureta, nënë e katër fëmijëve, e cila ndodhet në paraburgim e dyshuar për shfrytëzim prostitucioni – edhe pse kundërshton akuzën – është e mendimit se prostitucioni duhet të ligjërohet. Sipas saj, shumë gra detyrohen t’i hyjnë rrugës së prostituimit, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

“Të bëhet një orë e më parë. Dhe, gratë e dinë se merret me atë punë dhe të jetë e legalizuar. Gratë nuk kanë pse vinë në burg. Kam lënë fëmijët rrugëve. Ke shumë gra brenda që kanë lënë fëmijët jashtë”, tha Laureta.

Ditët e fundit u kthye sërish në vëmendje të publikut, debati për legalizimin e prostitucionit, çka solli përplasje në radhët e intelektualëve. /news24/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori