LAJMI I FUNDIT:

“Flamuri i Ukrainës po valon!” – mesazhi i Zelenskyt për vendin

“Flamuri i Ukrainës po valon!” – mesazhi i Zelenskyt për vendin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se flamuri ukrainas po valëvitet në Lyman, pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti.

Lyman është në Donetsk – një nga rajonet ukrainase që u aneksua nga presidenti rus Vladimir Putin në një ceremoni në Moskë të premten, transmeton Telegrafi.


Por të shtunën, Ukraina tha se kishte rrethuar mijëra trupa ruse në zonë dhe forcat e saj ishin brenda qytetit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shkroi në Twitter se “pothuajse të gjitha” trupat ruse në Lyman ose ishin kapur ose vrarë.

Megjithatë, Moska vazhdoi të pretendonte se ishte tërhequr qëllimisht për të shmangur rrethimin e trupave të saj.

Në fjalimin e tij të natës drejtuar vendit të tij, Presidenti Zelensky konfirmoi: “Flamuri ukrainas është tashmë në Lyman në rajonin e Donetsk”.

Por ai shtoi: “Luftimi po vazhdon ende atje”.

Rusia ka përdorur Lyman si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet e saj në veri të rajonit të Donetsk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori