LAJMI I FUNDIT:

Flamuri i LGBTI-së vendoset në ndërtesën e Qeverisë

Flamuri i LGBTI-së vendoset në ndërtesën e Qeverisë

17 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.

Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë.


Por, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, këtë vit ka pasur më pak aktivitete në krahasim me herët e kaluara.

Komuniteti LGBTI, në Kosovë ditë më parë kanë kërkuar në mënyrë zyrtare që për 17 maj, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, që përfaqësojnë këtë komunitet.

Kërkesa e tyre fillimisht ishte aprovuar por pas dy dite ajo ishte refuzuar nga qeveria në detyrë.

Kjo kishte ngjallur debat dhe kritika ndaj Kurtit, i cili sërish e ka kthyer vendimin e mëparshëm.

Kurti ka thënë se askush nuk duhet të gjykohet e as të frikësohet për sigurinë e tyre ‘për shkak të asaj që janë’.

“Sonte Qeveria e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e ylberit. Diskriminimi nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe askush nuk duhet të gjykohet e as të frikësohet për sigurinë e tyre për shkak të asaj që janë”, shkruan Kurti në Twitter.

Vendimin e Kurtit e ka kundërshtuar imami i Vushtrrisë, Bedri Haliti i cili e ka quajtur turp dhe mëkat, ndërsa anëtarët e komunitetit LGBTI+ i ka quajtur të prishur dhe të degjeneruar, si dhe ekstremista.

Në një ligjëratë online të publikuar në faqen e Xhamisë “Sheikh Zayed”, imami Haliti vendosjen e flamurit të këtij komunitet e ka quajtur edhe terrorizëm.

“Qeveria pranon të vendos flamurin e LGBTI-së në ndërtesën e Qeverisë, edhe pse në kohën e kësaj epidemie. Është trup, mëkat edhe gjynah, degjenerim dhe terrorizëm, që flamuri i këtyre grupeve të terroristëve, ekstremistëve, njerëzve të prisht të vihet flamuri të vendoset në ndërtesën e shtetit. Është derdhë gjak i madh, për fenë e kombit tonë,për të drejtat tona kombëtare e fetare e njerëzore, për lirinë tonë, të vendoset flamuri i flliqt i prishtë i njerëzve të prisht që shkatërron fenë, atdheun, shtetin, njerëzimin. Janë njerëz që i kanë kaluar të gjithë kufijtë të së keqes. Kjo quhet jo kulturë, jo njerëzore”, ka thënë ndër të tjera ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori