Xheneta Fetahu ka ndarë disa reagime të forta në Instastory, që kanë ngjallur menjëherë komente dhe interpretime nga ndjekësit.

Shumë prej tyre e kanë parë këtë si një “thumbim” për këngëtaren Egi Tako, e cila gjatë një performance në Drenicë kishte dalë me flamur në qafë.


Në story-t e saj, Xheneta shkruan:

“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah. Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime. Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet”.

Foto: Xheneta Fetahu/InstaStory

Ndërsa në një tjetër story shtoi:

“E di që ju djegin të vërtetat – jeni rrit me rrena dhe jeni mësu t’ju ledhatojnë me fjalë boshe. Unë s’jam këtu me ju rrejt, as me ju mbajt në ajër. Ma mbani story-t më shumë se jetën – për pak ju nxjerr një album ‘inspirimi t’djegshëm për mëngjes’. Për punën time mos u lodhni – projektet e mia s’presin aprovimin e frustrimeve tuaja. Tatuazhin e hodha një herë, jo në çdo bashkëpunim si certifikatë patriotizmi për klikime. Edhe njerëzit që ndihmoj s’i kam nxjerr kurrë në story, sepse s’jam aktor për ‘like’ si ca prej jush. Zgjoni veten – realiteti s’ka filter”.

Ky reagim ka ndezur diskutime në rrjet, me shumë fansa që e kanë lidhur mesazhin e këngëtares me paraqitjen e fundit të Egi Takos, ndërsa të tjerë e shohin si një thirrje të hapur kundër përdorimit të simboleve kombëtare për vëmendje dhe klikime.

Nga ana tjetër, Egli nuk ka bërë ndonjë koment të drejtpërdrejtë mbi Xhenetën. /Telegrafi/

Foto: Xheneta Fetahu/InstaStory