LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi i Kurtit në Kuvend, opozita braktis sallën

Fjalimi i Kurtit në Kuvend, opozita braktis sallën

Deputetët e opozitës kanë braktisur sallën e Kuvendit, derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim për përvjetorin e 14 të shpalljes së pavarësisë.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan seancën solemne ende pa përfunduar fjalimi i Kurtit, transmeton Telegrafi.


“…Falë luftës ndaj korrupsionit e krimit, Kosova është renditur e para dhe u ngrit për 17 vende në luftimin e korrupsionit.

Kemi thelluar bashkëpunimin me miqtë tanë duke forcuar sigurinë për qytetarët.

Kemi realizuar numër rekord vizitash jashtë e brenda vendit dhe kemi ridenfinuar dialogun në Bruksel si dy shtete të barabarta dhe të përqendruar në njohje. Kemi ndryshuar praktikën e dëmshme që ishte në shkelje të rendit dhe Kushtetutës…”, tha ndër të tjera Kurti.

Fjalimi i Kurtit lidhur me qeverisjen nxiti deputetët që të largohen nga salla.

Ndryshe, gjatë fjalimeve në Kuvend, PDK ka lëshuar deklaratën e pavarësisë, që ishte lexuar nga ish kryeministri Hashim Thaçit kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Theksojmë se në ceremoninë solemne nuk ishin të pranishëm as deputetët serbë, të cilët bojkotuan fjalimet e krerëve të institucioneve.

Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës ka filluar pas orës 11:00. /Telegrafi/