LAJMI I FUNDIT:

Fjalim i ministrit për punë të jashtme, Dimitrov në Këshillin e OSBE-së

Fjalim i ministrit për punë të jashtme, Dimitrov në Këshillin e OSBE-së

Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov sot mbajti fjalim para përfaqësuesve të përhershëm të vendeve pjesëmarrëse në OSBE në kuadër të seancës së Këshillit të përhershëm të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në suaza të fjalimit të tij të hapur dhe pozitiv, Dimitrov e prezantoi optimizimin që mbisundoi në shoqërinë e Maqedonisë pas krizës së gjatë, por edhe pritjet e rritura të qytetarëve, si nga Qeveria e re ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare në drejtim të realizimit të shumëpritur të synimeve për integrime euro-atlantike.


Ministri poashtu theksoi rëndësinë e ballfaqimit të sinqetë me sfidat që ekzistojnë në një shoqëri dhe në atë kontekst e sqaroi agjendën reformiste të përmbajtur në planin 3-6-9 të Qeverisë së Maqedonisë.

Dimitrov u shfaq realist në atë se shndërrimi i planeve ambicioze nuk do të jetë hap i lehtë, dukes shtuar se asnjë synim madhor dhe në themel pozitiv nuk është i lehtë për realizim, por shprehu vendosmëri të fuqishme për të shfrytëzuar mundësinë e re për vendosjen përfundimtare të Maqedonisë në familjen e shoqërive të zhvilluara demokratike.

Ministri Dimitrov në suaza të vizitës së punës në OSBE realizoi takim me Sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Thomas Greminger, por edhe me përfaqësuesin special të OSBE-së për liri të mediave, Harlem Désir, gjatë së cilës biseduan për aktivitete në të ardhmen, bashkëpunim të ndërsjellë dhe përkrahjen për aktivitetet reformiste të Qeverisë së Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori