Fjalët e Zidanes pas humbjes

Zinedine Zidane, trajner i Real Madridit, nuk është ndarë aspak i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Wolfsburgut.
Madrilenët pësuan 2:0 në Gjermani me dy golat e pësuar në pjesën e parë.
“Nuk jam i lumtur me lojën, sidomos me pjesën e parë. Ky është futbolli, kaq e vështirë është. Kjo ndodh kur nuk luan me intensitet që nga fillimi. Duhet të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e kthimit sepse kemi shansin për të ndryshuar gjithçka. Edhe pse humbëm jam krenarë për lojtarët e mij”.
“Schurrle? Nuk dua të flas se a ishte apo jo, tashmë vendimi është marrë. Tani duhet të mendojë për Eibarin”.

Nga
Telegrafi
06/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































