LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e fundit të George Floyd fluturojnë nëpër qiellin e qyteteve amerikane

Fjalët e fundit të George Floyd fluturojnë nëpër qiellin e qyteteve amerikane

Fjalët e fundit të George Floyd, afrikano-amerikanit që vdiq pasi u mbajt nga një oficer policie i Minneapolis, janë bërë parulla të fuqishme për protestuesit në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa demonstratat kundër brutalitetit të policisë janë përhapur në të gjithë vendin dhe botën, artisti me qendër në Dallas, Jammie Holmes, gjeti një mënyrë të re për të “pavdekësuar” thirrjet e Floyd për ndihmë: dërgimin e tyre nëpër qiellin e pesë qyteteve të mëdha.


Gjatë fundjavës, parulla që lexonin “Ju lutem nuk mund të marr frymë” dhe “Ata do të më vrasin” u panë duke zbritur nga aeroplanët sipër Detroit dhe New York City përkatësisht.

Tre të tjerat, janë parë duke fluturuar në Los Angeles, Miami dhe Dallas, në të cilat shkruante “Stomaku im po më dhemb”, “Qafa ime po më dhemb” dhe “Gjithçka dhemb” – fjalë të dëgjuara në një video të filmuar nga një kalimtar dhe që po qarkullojnë gjerësisht në mediat sociale.

Floyd u shpall i vdekur menjëherë pas arrestimit të tij të hënën e kaluar.

Oficeri i policisë, Derek Chauvin u pa duke i vënë gjurin në qafën e Floyd për më shumë se tetë minuta, me gjithë kërkesat e tij për “Unë nuk mund të marr frymë”.

Të katër oficerët e përfshirë në incident janë larguar nga puna nga Departamenti i Policisë në Minneapolis, ndërsa Chauvin tani përballet me akuza për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.

Në një njoftim për shtyp, artisti tha se projekti i tij i hollësishëm ishte frymëzuar nga “nevoja për unitet dhe të kuptuarit se ajo që ndodhi me George Floyd po ndodh në të gjithë Amerikën”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori