LAJMI I FUNDIT:

Fjalëkryqet ndihmojnë në mësim

Fjalëkryqet ndihmojnë në mësim

Mësimin dhe argëtimin, zhvillimin memories dhe kalimin e dobishëm të kohës, e garanton zgjidhja e fjalëkryqeve, konstatojnë psikologët

Reklama

Studimet tregojnë që kjo formë e argëtimit është mjet didaktik i cili nga fëmija mesatar gradualisht bën “të mençurin”, sepse ndikon në zhvillimin e shkathtësive.

Ekspertët këshillojnë prindërit që fëmijëve “t’u ndërfutin” fjalëkryqet kurdo që u jepet rasti, p.sh. kur udhëtojnë, kur shohin TV apo kur janë të mërzitur, transmeton Telegrafi.

Gjithmonë është mirë që t’i zgjidhin, por në prani personave të rritur, të cilët do t’u ndihmojnë rreth pyetjeve të vështira.

crossword-big (1)

Udhëzoni që vetë të gjejnë përgjigjet e thjeshta. P.sh., nëse herën e kaluar i keni sugjeruar zgjidhje të caktuara, ndërsa sërish nuk i dinë, ndihmoni që t’u rikujtohen, mësoni në ç’drejtim të mendojnë.

Kështu bashkë do të punoni në përqendrimin dhe memorien e tyre, ndërkaq me kalimin e kohës nxënësit gjithnjë e më lehtë do të përvetësojnë lëndët mësimore.

Psikologët theksojnë edhe që është me rëndësi që personat e rritur të ndihmojnë fëmijët që të gjithë katrorët t’i plotësojnë drejt dhe bashkë t’i shikojnë zgjidhjet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Arsyeja e çuditshme pse duhet të vendosni letër alumini pas ruterit të internetit

Arsyeja e çuditshme pse duhet të vendosni letër alumini pas ruterit të internetit

Bëje vet
Testi i IQ-së që duhet të kalojë çdo agjent i FBI-së: Marrin të njëjtat pilula, viktima gjithmonë vdes, jo vrasësi - Si?

Testi i IQ-së që duhet të kalojë çdo agjent i FBI-së: Marrin të njëjtat pilula, viktima gjithmonë vdes, jo vrasësi - Si?

Stil
Femrat që e kanë të vështirë të mbajnë lidhje dashurie janë të lindura në tri shenja të horoskopit

Femrat që e kanë të vështirë të mbajnë lidhje dashurie janë të lindura në tri shenja të horoskopit

Astrologji
A mund të thyeni rekordin? Vetëm dy fotografi janë identike, zbuloni se cila janë ato

A mund të thyeni rekordin? Vetëm dy fotografi janë identike, zbuloni se cila janë ato

Stil
Si t’i lani jastëkët në rrobalarëse pa e humbur formën e tyre?

Si t’i lani jastëkët në rrobalarëse pa e humbur formën e tyre?

Bëje vet
Pjesa e dytë: Testin të cilin duhet ta kalojnë agjentët e FBI-së për t’u pranuar

Pjesa e dytë: Testin të cilin duhet ta kalojnë agjentët e FBI-së për t’u pranuar

Lifestyle
Kalo në kategori