LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i çmimit ”Pulitzer”: E bëj një foto sikur ajo të jetë e fundit

Fituesi i çmimit ”Pulitzer”: E bëj një foto sikur ajo të jetë e fundit

Fotografi rus Sergei Ponomarev, i cili këtë vit fitoi çmimin ”Pulitzer” në kategorinë Breaking News Photography, në një intervistë ekskluzive për agjencinë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency, tha se beson se çmimi mund të ndryshojë rrënjësisht jetën e tij.

“Ky sukses, sigurisht, nuk më përket vetëm mua. Pjesa më e madhe e suksesit i takon listës së fotografëve me përvojë nga Rusia, Amerika, Brazili dhe Gjermania dhe ku me një këndvështrim tjetër shikojmë njërin nga problemet më të mëdha në botë, problemin e refugjatëve”, tha Ponomarev.

Çmimin ”Pulitzer” ai e fitoi për foton e titulluar “Refugjatët”, e cila tregon dramën e refugjatëve sirianë në detin Egje dhe e njëjta fotografi u vlerësua edhe në konkursin Istanbul Photo Awards.


Fituesi i çmimit 1

Ponomarev thotë se që nga ditët e tij shkollore merret me fotografi duke theksuar se tetë vite kishte punuar në një agjenci lajmesh, ndërkohë që tre vitet e fundit punonte si freelancer.

Ai vuri në dukje se aktualisht në qendër të vëmendjes mediatike janë zhvillimet në Lindjen e Mesme.

“Ishte mot i keq, era shumë e fortë dhe dallgë të larta. Nuk ishte e mundur të kalohej me gomone prandaj refugjatët u përpoqën që me anije të vjetra të kalonin detin Egje. Njëra nga këto anije është ajo të cilën e fotografova. Varka ishte në ujë në afërsi të bregut, ku uji ishte shumë i thellë. Kur njerëzit filluan të kërcejnë në ujë, kapiteni e ktheu anijen drejt pjesëve ku uji është më i cekët. Në momentin që po bëja foton, disa tanimë kishin kërcyer në ujë, ndërsa disa të tjerë ishin bërë gati për të bërë të njëjtën gjë. E gjitha kjo ndodhi, ndërsa anija ishte ende duke lundruar. Kjo me të vërtetë ishte shumë dramatike”, tha fotografi rus.

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori