LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e Macron rrit vlerën e monedhës euro

Fitorja e Macron rrit vlerën e monedhës euro

Fitorja e Emanuel Macron në Francë ka sjellë një rritje të monedhës euro përballë dollarit. Monedha europiane u rrit në nivelet më të larta në gjashtë muaj e fundit, duke neutralizuar sfidën më të madhe politike ndaj kësaj monedhe në historinë e saj 18 vjeçare.

Euro u rrit përballë dollarit në tregjet e këmbimit në Azi me 1,1023 nga 1,0998 dollarë.


Fitorja e Macron përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marinne Le Pen është parë si avantazh për kursin e euros sepse largon pasiguritë që ekzistonin për të ardhmen e monedhës evropiane.

Euro arriti nivelin më të lartë që prej muajit nëntor, por rritjet kanë qenë më modeste në raport me turin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që regjistruan kryesimin e Macron. /Telegrafi/