Manchester United ka pësuar humbje në udhëtim te Tottenhami me rezultat 2-0.

Tottenhami kishte rast të furishëm në këtë takim duke shënuar pas 11 sekondave, duke qenë një nga golat më të shpejtë në historinë e Ligës Premier.


GettyImages 912736622

Më pas u zhvillua një luftë e ashpër e skuadrave në mesfushë, gjë që kulmoi me një tjetër gol, i shënuar nga lojtari i Unitedit, por në favor të palës kundërshtare.

https://www.dailymotion.com/video/x6e0pto

Phil Jones pas një harkimi të ulët e interceptoi gabimisht topin duke e futur atë mjeshtrisht në portën e gabuar, të portierit David de Gea, për epërsinë prej 2-0 të Tottenhamit.

Lojë dinamike dhe me luftë është zhvilluar edhe në pjesën e dytë, por United nuk pati mundësi që të rngushtonte rezultatin.

Në Wembley ishin të pranishëm plot 82 mijë shikues.

GettyImages 912736676

Me këtë fitore Tottenhami ngjitet në pozitën e pestë me 48 pikë, dy pikë larg Liverpoolit dhe Chelseat që mbajnë vendin e tretë dhe të katërt dhe pesë pikë larg Unitedit që mbanë vendin e dytë.

City tash ka epërsi prej 15 pikësh nga vendi i dytë, Manchester United. /Telegrafi/

telegrafi sport app