Fitore e rëndësishme për Cityn, thotë Pellegrini

Qytetarët fituan pa sulmuesit kryesorë si Sergio Aguero, Edin Dzeko e Stevan Jovetiq, të cilët janë të lënduar ndërsa kiliani ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë pa sulmuesit e tij.
“Ishte një ndeshje e rëndësishme sepse nuk është e lehtë të luash në ndeshjen e Krishtlindjeve (Boxing Day”, ka thënë Pellegrini, transmeton Koha.
“Ne kemi tri ndeshje brenda një javë dhe kjo është një gjë e vështirë. Tash kemi ndeshje me ekipe të mira si West Bromi”.
“Ne jemi në formë të mirë. Është dashur të ndryshojmë stilin e lojës për t’ia mundësuar mesfushorëve që të luajnë më thellë në zonë dhe këtë janë duke e kryer mirë”, ka shtuar kiliani.

Nga
Telegrafi
26/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































