LAJMI I FUNDIT:

Fitore e radhës e Milan

Fitore e radhës e Milan

Atalanta ishte viktima e radhës e Milanit. Në ndeshjen e zhvilluar të dielën në San Siro, Rossonerët kanë shënuar fitore me rezultat 3-1 përballë bergamasve.

Alexandre Pato krijoi epërsi të dyfishtë në pjesën e parë (30’ dhe 41’) dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë (56’), mysafirët ngushtuan rezultatin në 2-1 me golin e shënuar nga Valdes.

Në minutën e 61-të u akordua penallti në favor të Milanit, ndërsa goditjen e Ronaldinhos e mbrojti portieri Consigli, por aty ishte Marco Borriello për të vendosur rezultatin përfundimtar, 3-1. /Telegrafi/