Fiton Argjentina, luajtën nga fillimi Martinez dhe Dybala

Kombëtarja e Argjentinës ka mposhtur Meksikën në duelin miqësor të zhvilluar në Cordoba.
Argjentina ishte favorite edhe pse ishte takim miqësor.
Yjet kryesore u pushuan nga ky takim dhe luajtën talentët e të ardhmes.
Spikatën sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez dhe ylli i Juventusit, Paulo Dybala, të dy këta që startuan në këtë sfidë, por nuk shënuan. Icardi hyri në minutën e 57-të në vend të bashkëlojtarit të tij te Interi.
Goli erdhi nga Mori në minutën e 44 pas një asistimi nga Dybala.
Në pjesën e dytë vazhdoi loja e mirë e vendasve, kurse goli i dytë u shënua pas një autogoli nga Brizuela (83').
Argjentina kështu vazhdon me formën pozitive, me tri fitore të shënuara në pesë ndeshjet e fundit miqësore me vetëm një humbje.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































