LAJMI I FUNDIT:

Fiton 223 mijë euro në vit si shtëpiak, por askush nuk e ka të qartë si është e mundur kur ai vetëm pastron (Foto)

Fiton 223 mijë euro në vit si shtëpiak, por askush nuk e ka të qartë si është e mundur kur ai vetëm pastron (Foto)

Aktivistët kalifornian kanë zbuluar se si shtëpiaku që punon në biznesin e transportit, ka një pagë vjetore prej 223 mijë eurove.

Paga bazë e Liang Zhao Zhang në fakt është 54 mijë euro, dhe 13.500 tjera si punë shtesë si pastrues në kompaninë BART në San Francisco. Por, për shkak të punës jashtë orarit, ai fiton edhe 156 mijë euro, transmeton Telegrafi.


Sipas të dhënave të cilat i ka siguruar Robert Fellner i cili në emër të kompanisë merret me llogaritjet e pagesave, ka shpjeguar se Liang kishte punuar çdo ditë gjatë vitit 2015 dhe se kishte kryer punë edhe jashtë orarit, dhe kështu nga viti 2012 deri më 2015 është paguar në një total prej 663 mijë euro.

Shefi i këtij punëtori të vyeshëm, thotë se Zhang për asnjë moment nuk ka refuzuar punën jashtë orarit, dhe se ka pasur raste kur ai kishte punuar nga 20 orë për 18 ditë rresht.

“Nuk ka shumë punëtorë që dëshirojnë aq shumë të punojnë. Ai gjithmonë i ka kryer me nderë punët që i janë dhënë dhe për këtë arsye kam besim të plotë te ai, dhe kjo është arsyeja pse kurrë nuk hezitoj ta paguaj aq sa e meriton”, ka deklaruar Roy Aguilera, shef i kompanisë BART.

Ai ka pranuar se Zhang nuk është punëtori i vetëm që fiton shumë të tilla të parave, dhe se ka shtëpiakë tjerë që mundohen të fitojnë sa më shumë që munden. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Qiraja

Qiraja

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Interesante
Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Interesante
Kalo në kategori