LAJMI I FUNDIT:

Fisi Mbuti: Jeta e pazakontë e grave më të shkurtra e më të forta në botë

Fisi Mbuti: Jeta e pazakontë e grave më të shkurtra e më të forta në botë

Mbuti janë anëtarë të një grupi indigjenë të Afrikës Qendrore, me origjinë nga pylli i dendur Ituri në verilindje të Kongos, të cilët mbijetojnë falë aftësisë së pabesueshme të femrave më të shkurtra në botë

Përveç dorëzimit të gjahut te pjesa tjetër e fisit, roli i gruas është të joshë kafshën dhe ta mbajë në një rrjetë, në mënyrë që burri ta hedhë atë. Rrjeta është zakonisht aq e rëndë sa ato vetë – pasi gratë Mbuti arrijnë rreth 130 cm lartësi gjatë jetës së tyre.


Pavarësisht dhunës dhe humbjes, fisi Mbuti vazhdon të jetojë ende në pyjet e shiut, duke përdorur njohuritë që kanë përvetësuar nga natyra ndër shekuj.

Mbuti janë gjuetarë dhe mbledhës të shkëlqyeshëm që lëvizin çdo dy javë në një zonë të ndryshme të pyjeve tropikale afrikane për të siguruar ushqim dhe nevoja themelore. Antropologët besojnë se ata janë njerëzit më të hershëm të Afrikës. Të njohur si “fëmijët e pyllit” (bamiki bandura), vlerësohet se aktualisht jetojnë rreth 40.000 prej tyre.

Mbuti e shohin pyllin e tyre si një vend të shenjtë. Ata flasin me shtëpinë e tyre plot respekt, admirim dhe adhurim. Një këngë për pyllin është e rrënjosur thellë në traditën e tyre, të cilën ata e praktikojnë sapo mësojnë të flasin.

Netët e errëta dhe të ftohta të pyjeve të shiut sjellin rreziqe të ndryshme. Pylli fle natën, kështu që fisi duhet ta zgjojë atë me një këngë në mënyrë që t’i vijë në ndihmë nëse sulmohen nga armiqtë. Këngët drejtuar pyllit janë gjithashtu një shenjë mirënjohjeje për gjithçka që pylli bën për ta.

Ndryshe nga fqinjët e tyre, ata nuk besojnë në shpirtrat dhe magjitë, por vetëm në mirësitë që rrjedhin nga natyra. Një nënë Mbuti zhvillon një ninullë të veçantë që ajo fillon t’i këndojë foshnjës së saj ndërsa është ende në bark. Kënga është vepër e autorit të çdo nëne dhe zakonisht përmban vargje që lavdërojnë pyllin dhe i mësojnë fëmijës mirësinë, dashurinë dhe bashkimin.

Misionarët e quajnë këtë fis të veçantë si njerëzit më të lumtur në botë. E qeshura është pjesë përbërëse e kulturës së tyre dhe e përdorin atë si armën kryesore në luftën kundër armikut. Çdo brez ka klounin e vet, një burrë nga fisi i cili është i ngarkuar të tërheqë vëmendjen e armikut te vetja me të qeshura, shaka e batuta të ndryshme dhe kështu të shpëtojë bashkëkombësit e tij.

Gratë e fisit Mbuti kryejnë pothuajse të gjitha aktivitetet e nevojshme për jetën, dhe aftësitë e tyre janë thelbësore për gjuetinë. Gjuetia tradicionale përfshin një kurth kafshësh në formën e një rrjete, të cilën burrat e vendosin dhe gratë, së bashku me gjahun, e çojnë përsëri në fshat.

Përveç dorëzimit të gjahut te pjesa tjetër e fisit, roli i gruas është të joshë kafshën dhe ta mbajë atë në një rrjetë, në mënyrë që burri ta hedhë atë. Rrjeta zakonisht është po aq e rëndë sa ato vetë, pasi gratë Mbuti arrijnë deri në 137 cm lartësi gjatë jetës së tyre. Studiuesit besojnë se funksioni i hormonit të rritjes është i kufizuar në mënyrë që trupat e tyre të vegjël të përshtaten me sfidat e veçanta të pyjeve të shiut.

Fisi Mbuti nuk ka kryetar dhe vendimet merren me konsensus. Zëri i burrit, gruas dhe fëmijës është po aq i rëndësishëm dhe njësia politike e këtij fisi është banda. Krimi më i keq që mund të bëjë një pjesëtar i këtij fisi është “rrezikimi i fisit”, dhe dënimi më i keq është përjashtimi nga banda.

Jeta dhe vdekja e fisit është në një lidhje të pazgjidhshme me natyrën. Sapo lind fëmija, gratë e ujitin me lëng rrushi dhe i lidhin një bishtalec bari rreth kyçit të këmbës. Kjo ceremoni është e ngjashme me pagëzimin dhe është rasti tradicional për një festë fisnore. Për këtë rast, gjuetarët dhe mbledhësit gjejnë ushqime të veçanta, dhe kënga dhe vallëzimi zgjasin me ditë të tëra. Është zakon që deri në kalimin në botën e të rriturve, fëmijët e tjerë nga fisi të quhen vëllezër e motra. Martesa në këtë fis është monogami, dhe konsiderohet zyrtare vetëm pas lindjes së fëmijës së parë.

Ndryshe nga fqinjët e tyre, Mbuti nuk praktikojnë magji, por ata kanë një traditë të pasur të praktikës së një feje dhe ritualesh të veçanta. Rituali qendror i tyre quhet elima – që shënon periudhën e parë të një gruaje të re. Sipas besimit të tyre, është një kohë e lirisë seksuale, e cila përfundimisht i shtyn vajzat të gjejnë një partner të ardhshëm martese.

Vajzat kalojnë “javën e parë të të rriturve” me femrat e tyre më të afërta në një kabinë të veçantë ku përmes bisedës, këngës dhe kërcimit mësojnë për të gjitha aspektet e mëmësisë, marrëdhëniet seksuale dhe kalimin në botën e femrave të rritura. Nëse një vajzë ndihet gati pas një jave edukimi seksual, ajo mund të fillojë të kërkojë të dashurin e saj.

Djemtë, megjithatë, janë pjesë e një ceremonie brutale të kalimit në botën e të rriturve që përfshin rreth-prerje të dhimbshme, pasi besohet se mund të ulen në të njëjtën tryezë me paraardhësit e tyre pas vdekjes. Kjo ceremoni quhet nkumbi, është e mbyllur për publikun dhe grave u ndalohet pjesëmarrja.

Mbuti janë po aq të prekshëm sa pylli i tyre. Një kërcënim më i dukshëm për mënyrën e tyre tradicionale të jetesës është shkatërrimi i pyllit, dhe rrjedhimisht burimi i jetës së tyre.

Ata nuk kanë asnjë të drejtë ligjore mbi shtëpinë e tyre, ndaj shikojnë të pafuqishëm sesi prerjet komerciale shkatërrojnë hapësirat e gjelbra që kanë mbrojtur me shekuj. /KP

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri

Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri

Këshilla Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori