LAJMI I FUNDIT:

Finlandezët të parët në botë me bateri rëre që mund të zgjidhë një sfidë të madhe

Finlandezët të parët në botë me bateri rëre që mund të zgjidhë një sfidë të madhe

Në Finlandë, për herë të parë në botë, u krijua një bateri rëre, e cila mund të kontribuojë në zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha në energjinë e ripërtërishme.

Kjo sfidë është se si të sigurohet një furnizim konstant me energji gjatë gjithë vitit, transmeton Telegrafi.


Siç raporton BBC, koncepti i baterisë është i thjeshtë – energjia elektrike e prodhuar nga burimet e ripërtërishme të energjisë shndërrohet në nxehtësi, e cila drejtohet në një enë me 100 tonë rërë. Me këtë rast, rëra nxehet deri në 500 gradë Celsius.

Temperatura në rërë mund të mbahet me muaj të tërë, ndërsa gjatë muajve të dimrit mund të përdoret për ngrohjen e objekteve rezidenciale dhe komerciale. Përveç kësaj, kjo siguron nxehtësinë e nevojshme në disa procese prodhimi.

Bota aktualisht mbështetet në lëndët djegëse fosile dhe shumica e baterive janë bërë nga litiumi, i cili është një burim i shtrenjtë dhe i pakët. Shfrytëzimi i tij sjell pasoja negative për mjedisin.

Bateritë, të cilat janë prodhuar në Finlandë, mund të përmbajnë qindra metra kub rërë dhe mund të vendosen nën sipërfaqen e tokës.

Por problemi është se ka gjithnjë e më pak rërë në botë. Nga ana tjetër, kompania Polar Night Energy, si krijuese e baterisë, pretendon se mund të përdoret rërë me cilësi të ulët ose materiale të ngjashme me rërën. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori