LAJMI I FUNDIT:

Finlanda dyshon se avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore

Finlanda dyshon se avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore

Ministrja e Mbrojtjes së Finlandës ka thënë se dyshon se një avion luftarak rus ka shkelur hapësirën ajrore më 6 tetor. Finlanda thotë se është detyruar që përmes avionëve të saj të identifikojë se një avion rus Su-27 është parë mbi hapësirën e saj ajrore në Detin Baltik.

Ministria ka thënë se “shkelja e dyshuar” ka zgjatur për rreth një minutë dhe se avioni ka udhëtuar rreth 13 kilometra- duke hyrë në zonën ajrore të Finlandës për rreth një kilometër.


Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka mohuar se avioni i tipit Su-27 ka shkelur zonën ajrore finlandeze duke thënë se ka qenë një “mision trajnimi mbi ujërat neutrale të Gjirit të Finlandës”, transmeton Evropa e Lirë.

“Avioni rus ka kryer fluturimet duke ju përmbajtur rregullave ndërkombëtare”, ka thënë ministria ruse.

Që prej aneksimit që Moska i bëri Krimesë në Ukrainë, Finlanda disa herë e ka akuzuar Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore.