Finalja e Superkupës së Spanjës: Real Madridi dhe Bilbao startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Athletic Bilbao kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Superkupës së Spanjës.
Ndeshja që fillon në ora 19:30, do të luhet në stadiumin ‘King Abdullah Sports City’, me Los Blancos që shihen si favoritë në letër.
Për këtë takim të madh, Marco Asension, Gareth Bale dhe Mario Diaz që janë të lënduar, ndërsa Dani Carvajal është i infektuar me COVID-19.
Në anën tjetër, Bilbao nuk mund të llogarisë vetëm në Unai Vencedor, që është po ashtu i lënduar.
Formacionet zyrtare Real Madrid: Courtois. Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Vazquez, Vinicius, Rodrygo, Mendy.
Athletic Bilbao: Simon, De Marcos, Yeray, Martinez, Balenziaga, Berenguer, Garica, Zarraga, Munian, Williams, Sancet. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































