LAJMI I FUNDIT:

Filmohet duke rrahur brutalisht një burrë derisa tentonte ta arrestonte, fillojnë hetimet ndaj policit anglez (Video, +18)

Filmohet duke rrahur brutalisht një burrë derisa tentonte ta arrestonte, fillojnë hetimet ndaj policit anglez (Video, +18)

Policia angleze ka filluar hetimet ndaj një zyrtari policor pas publikimit të një video, ku shihet se si një person të dyshuar e godet vazhdimisht në kokë derisa po tentonte ta arrestonte.

Policia në West Midland, ka njoftuar sot se janë duke analizuar videon e publikuar së bashku me pamjet e kamerave të policisë të vendosura në uniformë, transmeton Telegrafi.


Në video shihet një polic me kokë të rruar duke goditur vazhdimisht në kokë një burrë me ngjyrë. Por, është interesant se si dy policë tjerë e mbanin të dyshuarin e i treti e godiste pandërprerë.

E gjithë ngjarja ndodhë brenda një dhome dhe pasi e kuptojnë se po filmohen, njëri prej policëve e mbyll derën për të mos u dokumentuar dhuna që ushtrohej ndaj të dyshuarit. /Telegrafi/