LAJMI I FUNDIT:

Filmin që shfaqej e cilësonin pervers, fanatikët hebrenj mbulojnë ekranet e aeroplanit (Video)

Filmin që shfaqej e cilësonin pervers, fanatikët hebrenj mbulojnë ekranet e aeroplanit (Video)

Disa besimtarë hebrenj i kanë mbuluar ekranet e aeroplanit, pasi pamjet që shfaqeshin i konsideronin eksplicite.

Pjesëtarët e grupit kanë nisur të duartrokasin, kur njëri prej tyre vuri batanije dhe nuk lejonte të shihej filmi, transmeton Telegrafi.


“Music and Lyrics” ishte filmi i cili po transmetohej – një dramë pa asnjë skenë erotike apo përmbajtje që do të vinte dikë në pozitë të pa lakmueshme.

Raportohet se në bord kanë qenë të gjithë të rritur, ndërsa nuk dihet pse ishte tërë ajo këmbëngulje që të mbuloheshin ekranet kur stafi refuzoi të ndërpriste filmin. /Telegrafi/