LAJMI I FUNDIT:

Filmi shqiptar, në Festivalin e Kanës

Filmi shqiptar, në Festivalin e Kanës

Filmi “The Van”, me regji të Erenik Beqirit, është në konkurrencë zyrtare në kategorinë e filmave të shkurtë të Festivalit të Kanës, në metrazhin e shkurtër.

Nga 4,240 filma që kanë konkurruar, “The Van” është në mesin e 11 filmave të përzgjedhur.


Edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë do të mbahet më 14-25 maj.