Filmi me Luana Bajramin në mesin e të nominuarve për Oscars 2026

Shpallja e nominimeve për çmimet më prestigjioze të kinematografisë botërore vazhdon të jetë një moment i rëndësishëm për industrinë e filmit, duke sjellë gjithmonë vëmendje të madhe dhe diskutime të shumta.
Këtë vit, në mesin e projekteve që kanë hyrë në garë për çmimin “Oscar”, është përfshirë edhe një film ku luan aktorja me origjinë nga Kosova, Luana Bajrami.
Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” është renditur në mesin e pesë kandidatëve në kategorinë përkatëse të Academy Awards.

Ky projekt është realizuar si bashkë-prodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa titulli i tij origjinal në gjuhën frënge është “Deux personnes échangeant de la salive”.
Në këtë film Luana interpreton personazhin e quajtur Malaise.
Nominimet për të gjitha kategoritë e Academy Awards janë bërë publike të enjten, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për filmin dhe për përfaqësimin e talenteve shqiptare në skenën ndërkombëtare të kinemasë.
Oscars 2026 mbahet më 15 mars në Dolby Theatre në Los Angeles. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com





























































