Angelina Jolie ka reaguar ndaj lajmit se filmi i saj i ri Marvel, “Eternals”, është ndaluar nga disa vende në Lindjen e Mesme për shkak të portretizimit të çiftit homoseksual.
Gjatë një konference për shtyp, 46-vjeçarja tha se ishte ‘e trishtuar’ që audienca do të humbiste filmin dhe ‘bukurinë e asaj marrëdhënieje’, duke i quajtur pikëpamjet e tilla injorante.
Të enjten u raportua se “Eternals” nuk do të shfaqej në Arabinë Saudite, Katar apo Kuvajt për shkak të censurës, sepse përmban një çift homoseksual dhe një puthje të të njëjtit seks, shkruan DailyMail.

“Jam e trishtuar për këtë. Dhe unë jam krenare për Marvel që refuzoi t’i hiqte ato skena”, tha Angelina.
Filmi, i cili do të dilte në Lindjen e Mesme më 11 nëntor, është hequr nga faqet e internetit në disa vende që reklamojnë filmat e ardhshëm.
Asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë, por homoseksualiteti është ende i paligjshëm në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe filmat që iu referohen çështjeve LGBT shpesh ndalohen atje.
“Eternals” paraqet çiftin e parë homoseksual të Marvel-it në ekran – superheroi Phastos, i luajtur nga Brian Tyree Henry, i cili ndan një shtëpi me personazhin Ben, të luajtur nga Haaz Sleiman.

“Unë ende nuk e kuptoj se si jetojmë sot në një botë ku ka ende njerëz që nuk do ta shihnin familjen që ka Phastos dhe bukurinë e asaj marrëdhënieje dhe asaj dashurie”, u shpreh Angelina.
“Si është e mundur që dikush është i zemëruar për këtë, i kërcënuar prej kësaj, nuk e miraton ose e vlerëson këtë është aq injorante”, vazhdoi aktorja.
Në një moment gjatë filmit, “Phastos” dhe bashkëshorti i tij ndajnë një puthje pasionante. Kjo do të jetë puthja e parë e të njëjtin seks që “Marvel” shfaq në kinema.

Përpara publikimit, censuruesit në disa vende të Lindjes së Mesme kishin kërkuar modifikime për të hequr çiftin homoseksual, sipas The Hollywood Reporter.
Por Disney, kompania që zotëron ekskluzivitetin e Marvel, refuzoi dhe filmi u largua nga publikimi.
Një zinxhir kinemaje në Lindjen e Mesme konfirmoi në faqen e internetit se “Eternals” ishte ‘ndaluar’, megjithëse tha se atyre nuk u ishte dhënë një shpjegim.
“Eternals” është filmi i 28-të i Marvel-it i bazuar në një racë imagjinare alienësh humanoidë me të njëjtin emër, i cili u shfaq për herë të parë në një seri komike amerikane.

Filmi paraqet të përjetshmit, të cilët janë të pavdekshëm, të dalin nga fshehja për herë të parë në mijëra vjet për të mbrojtur tokën nga homologët e tyre të këqij, Deviantët.
Filmi, i cili u shfaq premierë në Los Angeles në fillim të këtij muaji, luhet nga Angelina Jolie në rolin e “Thena”, udhëheqëse e Eternals, së bashku me Gemma Chan si “Sersi”, Richard Madden si “Ikaris”, Kumail Nanjiani si “Kingo” dhe Lauren Ridloff si “Makkari”.
Filmi u drejtua dhe u shkrua nga regjisorja fituese e çmimit “Oscar”, për regjisoren më të mirë dhe filmin më të mirë vitin e kaluar për “Nomadland”, Chloe Zhao. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

“Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme”, plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Rihanna rrëfen ndryshimet e mëdha mes djemve të saj: Janë dy personalitete krejt të kundërta

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë