LAJMI I FUNDIT:

Filmat e parë të vizatuar

Filmat e parë të vizatuar

“Fantasmagorie” cilësohet si filmi i parë i vizatuar në botë, shkruan Telegrafi.


Animacioni i bërë më 1980 nga francezi Émile Cohl, është një minutë e njëzetë sekonda i gjatë.

Cohl ka punuar për studion “Éclair” ndërkaq më 1912 shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përhapur përvojën e tij me teknikat e animacionit.

Ai ka bërë edhe dy filma të shkurtë të animuar, “Le Cauchemar du fantoche” dhe “Un Drame chez les fantoches”. Të dy këta filma janë realizuar në vitin 1908.

Në listën e filmave më të vjetër të animuar janë ato të autorit amerikan Winsor McCay: “Little Nemo” (1911), “How a Mosquito Operates” (1912) dhe “Gertie the Dinosaur” (1914). Pastaj është “Feline Follies” (1919) i autorëve Pat Sullivan dhe Otto Messmer, si dhe “Alice’s Wonderland” (1923) i të famshmit Walt Disney. /Telegrafi/