LAJMI I FUNDIT:

Filloni aventurën në një mikro-shtëpi unike me rrota

Filloni aventurën në një mikro-shtëpi unike me rrota

Të frymëzuar nga kamp-shtëpizat klasike, disenjatorët e kompanisë “Studio Edwards” në Melbourne ndërtuan një kabinë funksionale në formën e shkronjës “A”

Konstruksioni i këtillë i pazakontë asimetrik e bën praktik, sepse përdor shumë më pak material sesa një kamp-shtëpizë e zakonshme.


Kabina është e ndarë në tri dhoma. Banja qendrore ndan kuzhinën e çajit dhe një dhomë gjumi, transmeton Telegrafi.

Brendësia është e veshur plotësisht me dru në mënyrë që të fitojë ndjenjë intimiteti dhe ngrohtësie.

Kuzhina e çajit përbëhet nga një sipërfaqe pune e veshur me mesing, një lavaman çeliku të pandryshkshëm, një frigorifer i vendosur në një nga dhomat e veshura me dru të zi dhe një tryezë e palosshme.

Banja, në të cilën janë vendosur lavamani, dushi dhe tualeti, është e pozicionuar mu pranë kuzhinës për të krijuar një korridor të vogël, duke lejuar kalimin më të lehtë midis dhomave.

Vendosja e dritareve gjithashtu kontribuon në këtë. Përveç kësaj, dyert dhe dritaret janë me xham të dyfishtë, kështu që kamp-shtëpiza mund të parkohet në pjesë të izoluara të botës.

Izolimi me lesh xhami e bën kabinën të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër.

Sa i përket energjisë elektrike, furnizimi i energjisë sigurohet nga burimi kryesor i energjisë, dhe në rast të mbylljes së saj, kabina furnizohet nga një gjenerator, energji diellore, bateri dhe invertor.

Pjesa e jashtme e rimorkios është e mbuluar në mënyrë të patëmetë me gome të zezë të papërshkueshme nga uji, e cila gjithashtu e maskon atë në mjedis. Goma është e lehtë dhe nuk zbërthehet në elemente.

Në mes të pandemisë së virusit corona, kampimi dhe shoqërimi në natyrë nuk kanë qenë kurrë më aktuale, ndërsa “Base Cabin” siguron një lidhje autentike me bukuritë që na rrethojnë dhe ikjen shumë të nevojshme nga jeta e përditshme.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Kopshtaria
Kalo në kategori