Ministria e Financave ka njoftuar të shtunën se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile me qëllim të lajmërimit të pensionistëve në të gjitha komunat e Kosovës.
Nga ky shërbim thuhet se do të përfitojnë pensionistët që janë në dhe mbi moshën 80 vjeçare, dhe ata që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën.
“Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, nga muaji shkurt i këtij viti, duke qenë i kufizuar me moshën 85+. Ndërsa tani zgjerohet edhe në të gjitha komunat, si dhe përfshihen të gjithë pensionistët 80+ dhe secili pensionist që për shkaqe shëndetësore nuk mund paraqitet fizikisht”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.
Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresat elektronike si në vijim:
Për regjionin e Prishtinës – pensionet.pr@rks-gov.net;
Për regjionin e Mitrovicës – pensionet.mi@rks-gov.net;
Për regjionin e Prizrenit – pensionet.pz@rks-gov.net;
Për regjionin e Pejës – pensionet.pj@rks-gov.net;
Për regjionin e Gjilanit – pensionet.gji@rks-gov.net;
Për regjionin e Ferizajt – pensionet.fe@rks-gov.net; dhe
Për regjionin e Gjakovës – pensionet.gjk@rks-gov.net
“Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e paraqet në emër të pensionistit. Kërkesa duhet të paraqitet së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht, pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve”, bëhet e ditur tutje në njoftim.
Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike kthyese, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet.
Në kërkesë pensionistit duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:
- a) emri dhe mbiemri i pensionistit;
- b) numri personal i pensionistit;
- c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit);
- d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe
- e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën.
Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë, do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.
Pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve.
“Andaj, ftojmë pensionistët që i plotësojnë kushtet për këtë shërbim dhe të afërmit e tyre të shfrytëzojnë këtë shërbim”, kanë thënë nga ministria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania