Dritat e ndezura të shitoreve me fasada prej baroku e paralajmërojnë hapjen e shitores së parë për sandviçë me fasadë të barokut në qytetin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në qoshkun e parë në afërsi të hotelit “Holiday In” janë vendosur pajisjet e nevojshme dhe me gjasë së shpejti do të hapet edhe zyrtarisht. Qytetarët akoma nuk e dinë se çka saktësisht janë këtë objekte të vogla në qendër të Shkupit.
“Më shumë më ngjanë si një objekt kishtar, manastir, madje pak edhe si xhami. Nuk më përkujton në kioskë. Së pari mendova se do të jetë shitore për suvenirë. Kanë filluar me të madhe të ndërtojnë objekte, dhe kjo sipas meje e shëmton imazhin e qytetit”
“Brenda nuk ka tualet. Çfarë shitore do të jetë kjo, kur njeriu i cili do të punojë, nuk ka ku të shkojë në WC. Stilin le të bëjnë si të duan, por njeriu nëse nuk ka ku të shkojë në tualet, si do të mund të punojë atje tetë orë”, kanë deklaruar disa qytetarë për TV21.
Edhe pas një viti, shitoret për sandviçë në qendër të Shkupit akoma nuk janë vënë në funksion. Institucionet kompetente po ia bartin përgjegjësinë njëra tjetrës për mosfunksionimin e këtyre qoshqeve. TV21 i ka pyetur institucionet kompetente, por nga ato nuk ka pasur përgjigje.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se shitoret për sandviçë janë nën kompetencat e Ministrisë së Lidhjeve dhe Transportit, ndërkaq prej këtij dikasteri thonë se ua kanë shitur një kompanie private.
Përndryshe, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në vitin 2013 ka shitur tokë ndërtimore prej 8 metrave katrorë. Ndërkaq, planin ideor për shitoret për sandviçë dhe qoshqet e ka përpiluar Zharko Çushevski. Në Planin e Detajuar Urbanistik janë paraparë 20 lokacione për objekte të këtilla./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri