Fillon vala e turistëve, 5 mijë persona kalojnë kufirin

Dje fluksi I hyrjes në doganën e Morinës ka shënuar shifrën më të lartë gjatë këtij viti me mbi 5 mijë persona gjatë 24 orëve.
Në këtë doganë gjithçka është bërë gati më herët për të lehtësuar lëvizjen. Aty funksionojnë 6 sportele me personel të kualifikuar ku ata që udhëtojnë në mënyrë të organizuar dhe autobus paraqesin vetëm listën emërore të personave udhëtues ndërsa një ekip I specializuar bën një kontroll blic të mjeteve pa shkaktuar vonesa.
Lëvizja e pushuesve kosovarë ndodh më së shumti gjatë orëve të natës me karvane autobusësh dhe me autovetura. /Top- Channel/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































