LAJMI I FUNDIT:

Fillon takimi Mickoski-Kurti

Fillon takimi Mickoski-Kurti

Brenda ndërtesës së Qeverisë ka filluar takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Nga qeveria kanë njoftuar se fillimisht do të ketë takim tete-a-tete Kurti-Mickoski, më pas pritet takim i delegacioneve qeveritare.


Në orën 11:00 do të mbahet takim bilateral, ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverive të të dyja vendeve.

Pastaj, siç njoftojnë nga atje, do të pasojë një konferencë e përbashkët në mes dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti në hapësirat e qeverisë.

Ndryshe, vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, vjen pak ditë pas incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit. Ku sipas Presidencës së Kosovës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal presidentes Osmani për ta vendosur në skanerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria e Mitrovicës apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimet me të dhënat e llogarive bankare në platformat e komunikimit

Prokuroria e Mitrovicës apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimet me të dhënat e llogarive bankare në platformat e komunikimit

Lajme
Policia konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri

Policia konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri

Lajme
Kallëzim penal kundër policit i cili shkaktoi incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Kallëzim penal kundër policit i cili shkaktoi incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Kronikë e Zezë
Agim Bahtiri kërkon tubim masiv në Mitrovicë PRO hapjes së Urës së Ibrit

Agim Bahtiri kërkon tubim masiv në Mitrovicë PRO hapjes së Urës së Ibrit

Lajme
Dosja e Gjykatës ndaj pesë serbëve të dyshuar për krime lufte, njëri nga ta pjesëtar i Policisë së Kosovës

Dosja e Gjykatës ndaj pesë serbëve të dyshuar për krime lufte, njëri nga ta pjesëtar i Policisë së Kosovës

Lajme
Në Shkup Kosovës i ngatërrohet flamuri me atë të BE-së

Në Shkup Kosovës i ngatërrohet flamuri me atë të BE-së

Politikë
Kalo në kategori