LAJMI I FUNDIT:

Fillon projekti që ka synim ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë

Fillon projekti që ka synim ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë

Ka filluar projekti “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë (QAINT)”, projekt ky trevjeçar që ka për qëllim ta ngrit sistemin e arsimit të lartë në Kosovë në nivel të standardeve ndërkombëtare.

Pjesë e këtij përurimi të projektit ishte dhe ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se ky është projekti i dytë që po lanësohet këtë vit dhe do të shërbejë në ngritjen e cilësisë në arsim.


Sipas tij kjo do të ndodh përmes mbështetjes dhe monitorimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

“Ky projekt do të ketë jo vetëm monitorim të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës por dhe universitetet tjera publike. Kjo do të bëjë që këto Universitet, por dhe arsimi i lartë në Kosovë të kërkoj që vet të ngritët në një standard të lartë që të rinjve tanë t’iu sigurojë cilësinë e nevojshme dhe jo t’iu jap vetëm diploma”, tha ministri Bytyqi.

Ndërkaq, ambasador i Republikës së Austrisë, Gernt Pfander tha se ky projekt  do t’i shërbejë më së shumti ngritjes së cilësisë së arsimit dhe synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Ne kemi zgjedhur arsimin si fokus të veçantë për një arsye të caktuar. Ne besojmë në rinin e Kosovës, me të vërtet të e vlerësojmë si gjeneratë dhe e shohim si potencial të Kosovës. Ky projekt synon që të kontribuojë në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. Duke përmirësuar cilësinë e konkurrencën në arsimin e lartë këtu në Kosovë”, tha ai.

Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), mbështetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Organizata për Ngritje të Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Qendra për Inovacion Shoqëror (ZSI).

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori