LAJMI I FUNDIT:

Fillon periudha testuese për regjistrimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut

Fillon periudha testuese për regjistrimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut

Në 13 komuna dhe në 32 qarqe për regjistrim Enti shtetëror për statistika (ESHS) prej sot do të fillojë periudhën testuese për regjistrimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komuna e Gostivarit, Kisella Vodës, Zelenikovëd, Shtipit, Radovishit, Kumanovës, Sveti Nikollës, Kratovës, Prilepit, Dollnenit, Strugës, Kërçovës dhe Vallandovës, janë komunat e përzgjedhura që prej sot do të jenë shembuj provues për regjistrimin që është planifikuar të bëhet në vitin 2020.


Sipas ESHS-së, periudha testuese e regjistrimit do të bëhet për nevoja metodologjike, organizative dhe për zgjidhje më të mençura teknologjike.

Përndryshe, regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut do të mbahet në prill të vitit 2020 kurse i fundit është mbajtur në vitin 2002 kurse në vitin 2011 i njejti dështoi. /Telegrafi/