LAJMI I FUNDIT:

Fillon numërimi i votave të diasporës, fokusi në tri komuna

Fillon numërimi i votave të diasporës, fokusi në tri komuna

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka filluar numërimi i votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se KQZ ka pranuar rreth 1,600 zarfe me fletvotime të supozuara derisa pas verifikimeve të nevojshme janë pranuar 2,658 aplikimi individuale.


“Nga ky numër janë pranuar si të rregullta 2379 aplikime derisa janë refuzuar 279 pako”, deklaroi Elezi.

Votat nga diaspora iu takojnë 19 komunave, nga 23 komuna ku janë zhvilluar zgjedhje në raundin e dytë.

Elezi thotë se procesi i numërimit të votave do të përmbyllet brenda disa orësh.

Ai tha se për dërgesat që u takojnë komunave Dragash, Junik e Mamushë do të ekspozohen para kamerave pasi sipas tij ka pasur dyshime se këto vota mund të jenë dërguar në një person.

“Janë shfaqur dyshime se aty ku shkruhet adresa postare e KQZ-së, janë shënuar përafërsisht nga një dorë e njëjtë. KQZ për të bërë transparencë do të shfaq këto zarfa”, deklaroi Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së thotë se gjatë dy-tri ditëve të ardhshme do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta e që më pas mund të shpallet rezultati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori